Bota18 Prill 2022, 12:28

Sulmet me raketa nga rusët, kryebashkiaku i Lviv: Ukraina ka vetëm një mundësi

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet me raketa nga rusët, kryebashkiaku i Lviv: Ukraina ka vetëm

Kryebashkiaku i Lviv, Andriy Sadovyi, ka akuzuar sërish Rusinë për kryerjen e gjenocidit ndaj ukrainasve. Sipas tij, opsioni i vetëm i Ukrainës, tani është të luftojë.

“Armiku dëshiron të na shkatërrojë si komb,” thotë kryetari i bashkisë së Lviv, Andriy Sadovyi.

“Ne kemi vetëm një mundësi – të luftojmë,” thekson ai, duke shtuar se “ushtria e Ukrainës është 40 milionë”, referencë kjo për të gjithë popullsinë e vendit.

Sadovyi thotë gjithashtu se Ukraina tani po mbron botën, duke e përshkruar luftën si një përplasje midis demokracive dhe totalitarizmit.

Numri i të vdekurve në sulmet e së hënës në Lviv është rritur në shtatë, tha kreu rajonal i Lviv, Maksym Kozytsky në një konferencë.

Ai thotë se janë hedhur katër raketa: tre kanë goditur magazina dhe një tjetër ka goditur një garazh, i cili siguronte mirëmbajtjen e makinave.

Bota #Lviv #Ukrainë