Aktualitet10 Shtator 2022, 17:21

“Sulmet mund të mos jenë më vetëm në internet”, Kreshnik Spahiu: Të përgatitemi për rrezikun që vjen nga Irani

Shkruar nga Pamfleti
“Sulmet mund të mos jenë më vetëm në

Ish kreu i Aleancës Kuqezi njëherësh juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për “Euronews Albania”, teksa ka komentuar sulmin kibernetik në sistemin TIMS është shprehur se Shqipëria duhet të jetë në alarm.

Ai tha se vendi ynë është në një luftë të drejtpërdrejt me Iranin, dhe se duhet të përgatitet ushtarakisht dhe me shërbimet inteligjente.

Më tej juristi paralajmëroi se sulmet në vazhdim nuk do të jenë në rrjetet sociale, por do të ketë pasoja të rënda.

Qeveria shqiptare duhet të jetë në një alarm sepse është në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin. Shqipëria duhet të jetë shumë e përgatitur ushtarakisht, qoftë dhe me shërbimet inteligjente por edhe si shoqëri përsa i përket sulmeve të tjera që në radhët e tjera nuk do të jetë më në internet e në rrjetet sociale por do kemi pasoja dhe viktima fizike”, tha ai.

Spahiu theksoi se duhet të merren masa në çdo aktivitet publik. “E keqja nuk vjen nga fjala por nga heshtja”, tha ai.

Aktualitet Irani Spahiu sulmi