Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj deputetit gjerman Gunther Krichbaum.
Ky i fundit dha sinjale se nëse Berisha vjen në krye të PD, atëherë Partitë Popullore mund ta distancohen prej tij. Berisha u pyet në konferencë shtypi dhe tha sot se deputeti gjerman ndërhyn në punët e brendshme të PD.
Por Bardhi ka reaguar ashpër ndaj Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri nuk duhet të fshihet, pro të dëgjojë thirrjet që vijnë nga ndërkombëtarët.
Gazment Bardhi: SB duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të 🇺🇸, tashmë edhe partnerët 🇪🇺 po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.
Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.
Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.