Bota29 Prill 2022, 12:04

Sulmet në Ukrainë, Klitschko: Rusët vranë 100 civilë në Kiev që nga fillimi i luftës, mes tyre katër fëmijë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet në Ukrainë, Klitschko: Rusët vranë 100 civilë

Sulmet në Ukrainë, Klitschko: Rusët vranë 100 civilë në Kiev që nga fillimi i luftës, mes tyre katër fëmijë

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka njoftuar ditën e sotme se 100 civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë në kryeqytet që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Klitschko tha se rreth 435 civilë janë plagosur. Rusia ka tërhequr forcat nga Kievi disa ditë më parë, duke i dërguar ata në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë, sulme vazhdojnë të dëgjohen në Kiev. Edhe dje gjatë vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, pati sulme me raketa në qytet.

Për këto sulme foli edhe vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se kjo do të thotë shumë për qëllimet e Rusisë që të poshtërojë OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson ajo.

Sakaq, nga sulmet e mbrëmjes së kaluar në Kiev ka mbetur i vrarë një person, pasi rusët sulmuan një godinë banimi.

Vritet gazetarja e “Radio Evropa e Lirë” në Kiev

Bota #Vitali Klitschko Kiev Rusi Ukrainë. Vrasje