Bota 1 Mars 2022, 17:07

Sulmet ruse, Franca mbështet Ukrainën: 111 milionë dollarë ndihmë financiare dhe humanitare

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse, Franca mbështet Ukrainën: 111 milionë dollarë

Sulmet ruse, Franca mbështet Ukrainën: 111 milionë dollarë ndihmë financiare dhe humanitare

Franca ka ndarë 100 milionë euro (111 milionë dollarë) të tjera ndihmë financiare dhe humanitare për Ukrainën.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Jashtme franceze, ku përmes një deklarate publike theksohet se ndihmat do të shkojnë për popullsinë e prekur nga konflikti.

Përballë situatës humanitare në Ukrainë të shkaktuar nga pushtimi rus, si dhe në përgjigje të kërkesës së autoriteteve ukrainase, Franca ka vendosur të mobilizojë një paketë financiare prej 100 milionë euro për për popullsinë e prekur nga konflikti.”-thuhet në deklaratë, raporton CNN.

“Përveç mbështetjes financiare për OJQ-të dhe organizatat shumëpalëshe, ndihma jonë merr formën e ndihmës urgjente humanitare.”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.

Tetë tonë ndihma të tjera u nisën nga Franca për në Ukrainë ditën e sotme, ndërsa theksohej se “operacione të tjera ndihme humanitare janë në shqyrtim”.

Franca gjithashtu do të ofrojë ndihmë për refugjatët ukrainas në Poloni, thuhet në deklaratë. Vlen të theksohet se, Franca ka dërguar tashmë 33 tonë ndihmë urgjente, e cila përfshin tenda, batanije dhe çanta gjumi, në Ukrainë nëpërmjet Polonisë. Ato iu dorëzuan autoriteteve ukrainase të hënën.

Bota #ndihmë financiare francë sulmet ruse Ukrainë.