Bota10 Tetor 2022, 17:26

Sulmet ruse mbi Kiev, SHBA solidarizohet me Ukrainën: Do vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë ushtarake, ekonomike dhe humanitare

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken dënoi sulmet e tmerrshme të Rusisë, në qytetet ukrainase dhe tha se SHBA do të vijoj mbështetjen e Ukrainës.

Me anë të një postimi në twitter, Blinken shtoi se SHBA do të vazhdojë dërgimi e ndihmave ekonomike, humanitare dhe ushtarake, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj.

Sapo fola me ministrin Kuleba për të përsëritur mbështetjen amerikane për Ukrainën pas sulmeve të tmerrshme të Kremlinit këtë mëngjes. Ne do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë ekonomike, humanitare dhe të sigurisë në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet dhe të kujdeset për popullin e saj“, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Twitter .

I just spoke with @DmytroKuleba to reiterate U.S. support for Ukraine following the Kremlin’s horrific strikes this morning. We will continue to provide unwavering economic, humanitarian, and security assistance so Ukraine can defend itself and take care of its people.

— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) October 10, 2022


smile

Bota Rusia SHBA Ukraina