Bota28 Prill 2022, 09:32

Sulmet ruse, ministri britanik: Putin është nacionalist etnik, dëshiron të zgjerohet si kancer në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse, ministri britanik: Putin është nacionalist etnik,

Sulmet ruse, ministri britanik: Putin është nacionalist etnik, dëshiron të zgjerohet si kancer në Ukrainë

“Putin është një nacionalist etnik dhe dëshiron të bëjë një zgjerim kanceroz në Ukrainë”, kështu është shprehur sekretari i mbrojtjes britanike, Ben Wallace.

I pyetur nga Sky News nëse Vladimir Putin mund ta zgjasë luftën përtej Ukrainës, Wallace thotë se presidenti rus i ka pasur gjithmonë këto ambicie për të pushtuar vendin e tij fqinj dhe është një “nacionalist etnik”.

Ai ndihet potencialisht njësoj siç ndiheshin nazistët në Luftën e Dytë Botërore, se ata kanë pronësinë e këtyre njerëzve”, thotë Wallace.

Sekretari i Mbrojtjes shprehet se Putin po përpiqet pothuajse i dëshpëruar të zgjerojë konfliktin me kërcënime ose sulme të mundshme me flamur të rremë në rajonin separatist moldav të Transnistrisë.

Ai shton se Putin tani mund të “kërkojë të konsolidojë atë që ka… dhe të jetë thjesht një zgjerim kanceroz në Ukrainë”. 

Bota Ben Wallace Rusi Sulm Ukrainë. Vladimir Putin