Bota14 Mars 2022, 17:24

Sulmet ruse në Ukrainë, Biden së shpejti drejt Evropës

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, Biden së shpejti drejt Evropës

SHBA miratoi projektligjin historik, zbulohet si do ndahet paketa 13.6 miliardë dollarë për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të udhëtojë së shpejti në Evropë, ndërsa rusia vijon sulmet për pushtimin e Ukrainës.

Burime për CNN, të njohura me planifikimin, bëjnë me dije se zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po diskutojnë ende në lidhje me udhëtimin e Presidentit Amerikan.

Udhëtimi i Biden vjen pas vizitave të disa prej ndihmësve të lartë të administratës së tij, duke përfshirë zv. presidenten e SHBA-së, Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken.

Gjithsesi asgjë nuk është finalizuar apo shpallur në lidhje me udhëtimin e presupozuar të Biden.

Bota Biden evropë sulmet ruse ne ukraine