Bota 7 Mars 2022, 15:30

Sulmet ruse në Ukrainë, fillon raundi i tretë i bisedimeve Moskë- Kiev në Bjellorusi

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, fillon raundi i tretë i bisedimeve

Sulmet ruse në Ukrainë, fillon raundi i tretë i bisedimeve Moskë- Kiev në Bjellorusi

Bisedimet mes palëve zhvillohen pak para takimit mes ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kuleba, të enjten në Antalia të Turqisë.

Vlen të theksohet se situata është tepër e tensionuar në Ukrainë, ndërsa forcat ushtarake ruse vijojnë bombardimin e qyteteve, duke mos respektuar korridoret humanitare.

Marrëveshja për korridoret humanitare mes Rusisë dhe Ukrainës u arrit gjatë raundit të dytë të bisedimeve, megjithëse hasi probleme për t’u vënë në zbatim, teksa pala ruse theu rregullat e lojës.

Bota raundi i tretë i bisedimeve Moskë- Kiev sulmet ruse ne ukraine