Bota10 Mars 2022, 16:54

Sulmet ruse në Ukrainë, Finlanda shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, Finlanda shqyrton mundësinë e

Sulmet ruse në Ukrainë, Finlanda shqyrton mundësinë e anëtarësimit në NATO

“Finlanda do të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO“- ka deklaruar Presidenti i vendit, Sauli Niinisto.

Shqyrtimi i mundësisë për anëtarësim është bërë më urgjent që nga fillimi i agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Mbështetja publike për anëtarësimin në NATO, tradicionalisht rreth 20%, është rritur gjatë muajit të kaluar.

“Pasi të kemi analizuar alternativat dhe rreziqet, do të dalim me përfundime”- u tha presidenti Niinisto gazetarëve, por pa dhënë ndonjë afat për procesin.

Niinisto u takua me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden në Uashington fundjavën e kaluar dhe do të ketë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten. Ai nuk pranoi të thoshte se çfarë do të bisedonte me presidentin rus.

Autoritetet e vendit thanë se Finlanda ka shtuar sasinë e rezervave emergjente, përfshirë karburantin dhe mallrat e prodhimit bazë./ VOA

Bota Finlanda NATO sulmet ruse ne ukraine