Bota30 Mars 2022, 15:32

Sulmet ruse në Ukrainë, ish-kryeministri britanik bën deklaratën e fortë: Putini, kriminel lufte!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ruse në Ukrainë, ish-kryeministri britanik bën deklaratën e fortë: Putini, kriminel lufte!

Ish-kryeministri britanik, David Cameron e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin si kriminel lufte, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar, duhet të kryejë detyrën ekonomike ashtu siç po e kryejnë në aspektin ushtarak forcat e armatosura të Ukrainës.

Cameron i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, që të mos marrin pjesën në samitin e radhës së G20 që do të mbahet në nëntor në Bali të Indonezisë, ndërsa Putini ka konfirmuar pjesëmarrjen në të.

“Është e paimagjinueshme, që presidenti amerikan të ulet pranë dikujt që është kriminel lufte. Putin po bombardon civilët në shtëpitë e tyre, shkollat dhe spitalet”, tha Cameron gjatë një interviste dhënë për CNN.

Ish-kryeministri britanik u shpreh i bindur se Britania duhet të “bëjë çfarëdo që mundet” për ta ndihmuar palën ukrainase në veprimet ushtarake, duke përfshirë këtu rritjen e presionit duke i vënë sanksione tjera Rusisë.


smile

Bota sulmet ruse ne ukraine Vladimir Putin