Bota25 Shkurt 2022, 16:32

Sulmet ruse në Ukrainë, ministri i Jashtëm irlandez mesazh Lavrov: Mos e përdorni Irlandën për të justifikuar të pajusti

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, ministri i Jashtëm irlandez mesazh

Sulmet ruse në Ukrainë, ministri i Jashtëm irlandez mesazh Lavrov: Mos e përdorni Irlandën për të justifikuar të pajustifikueshmen!

Ministri i Jashtëm irlandez dënon komentet e ministrit të jashtëm rus, i cili u përpoq të justifikonte pushtimin rus të Ukrainës duke krahasuar përvojën e pakicës rusisht-folëse atje me historinë e kolonializmit të Irlandës nën Perandorinë Britanike.

Komenteve të Lavrov, i cili gjatë një konference për shtyp në Moskë tha se “nëse në Irlandë do ta ndalonin gjuhën angleze, çfarë do të mendonte Britania e Madhe për këtë?”- ministri i Jashtëm irlandez, Simon Coveney, iu përgjigj tone të ashpra, raporton BBC.

“Mos e futni Irlandën në një argument duke u përpjekur të justifikoni një luftë të pajustifikueshme,” shkruan në Twitter, duke shtuar se: “Irlanda/Mbretëria e Bashkuar janë një shembull se si dy vende, me një të kaluar të vështirë, gjetën një mënyrë për të formësuar dhe mbështetur një proces paqeje, duke garantuar mungesën e dhunës.”

Irlanda u pushtua për herë të parë nga pushtuesit anglo-normanë në vitin 1169, duke fituar më në fund sundimin nga Perandoria Britanike në 1922. Gjatë shekujve, gjuha amtare irlandeze u zëvendësua ngadalë nga anglishtja.

Bota Lavrov sulmet ruse ne ukraine