Aktualitet25 Shkurt 2022, 20:11

Sulmet ruse në Ukrainë, Rama: U angazhuam në samitin e NATO-s, mirëpresim ukrainasit që do të largohen!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, Rama: U angazhuam në samitin e NATO-s,

'Po gllabërojnë Sheshin e Flamurit', Rama ironizon Bujar Leskajn: Foltorexhinjve u duket kolonata si stacion autobusësh!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria është angazhuar në samitin e NATO-s që të mirëpres të gjithë ukrainasit që do të largohen si refugjatë lufte nga Ukraina.

Përmes një konference të përbashkët për shtyp, me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, Rama u shpreh se me zemër dhe mendje jemi me Ukrainën.

“Sot në samit jemi angazhuar këtë herë, e kanë bërë ketë gjë edhe vende të tjera, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina që sigurisht për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është histori jonë, këta jemi ne, shqiptarët dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi. Siç e thash në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve. Të gjitha vendet të krahut lindor janë shprehur hapur për këtë gjë. E dhashë këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë. Nuk bëhet fjalë për shifra të tilla.”- tha Rama.

Aktualitet Peleshi Rama Samiti i NATO-s sulmet ruse ne ukraine xhacka