Aktualitet15 Mars 2022, 15:50

Sulmet ruse në Ukrainë, Xhaçka takim Borrell: Siguria evropiane në krizë, të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndër

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ruse në Ukrainë, Xhaçka takim Borrell: Siguria evropiane

Sulmet ruse në Ukrainë, Xhaçka takim Borrell: Siguria evropiane në krizë, të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë!

Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëkohësisht zv. president i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se, në fokus të takimit dypalësh ka qenë kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak rus në Ukrainë, si dhe përballimi i pasojave të gjithanshme të lëna jo vetëm në Shqipëri, por gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Xhaçka theksoi se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Evropian. Sipas saj, procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së për masat kufizuese.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme.

Aktualitet Borrell integrimi i Shqipërisë në BE sulmet ruse ne ukraine xhacka