Aktualitet 9 Shtator 2022, 15:03

Sulmi i hakerave iranian, Microsoft zbulon kush janë dy gazetarët shqiptarë që ishin në Teheran

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi i hakerave iranian, Microsoft zbulon kush janë dy gazetarët

Ekipi i Zbulimit dhe Reagimit të Microsoft (DART) u angazhua nga qeveria shqiptare për të drejtuar një hetim mbi sulmet ndaj sistemeve qeveritare më 15 korrik 2022. Menjëherë pasi hakerat u konstatuan në sistem, ekipi i Microsoft u angazhua për rikthimin e tyre dhe zmbrapsjen e sulmit.

Microsoft vlerëson me besim të lartë se më 15 korrik 2022, aktorë të sponsorizuar nga qeveria iraniane kryen një sulm kibernetik shkatërrues kundër qeverisë shqiptare, duke prishur faqet e internetit të qeverisë dhe shërbimet publike. Madje, në artikullin e kompanisë amerikane përmenden dhe dy gazetarë nga Shqipëria, Gjergj Thanasi dhe Olsi Jazexhi.

“Ekzistojnë disa prova shtesë që roli i këtyre personave shtrihej përtej amplifikimit të thjeshtë të mediave sociale dhe në prodhimin e përmbajtjes. Një nga personat që postonte në mënyrë të përsëritur përmbajtjen e Homelan Justice kishte shkruar më parë për American Herald Tribune të lidhur me IRGC- në tashmë të zhdukur dhe faqe të tjera lajmesh, shpesh në terma negativë për MEK-un.

Ndërkohë, një llogari e dytë e personazhit mund të ketë tentuar të kontaktojë të paktën një gazetë shqiptare përpara hakimit, duke kërkuar “bashkëpunim” dhe aftësinë për të botuar me median. Promovimi paralel i fushatës Homeland Justice dhe temave të saj qendrore nga këta individë dhe persona në internet, si para ashtu edhe pas sulmit kibernetik, i shton një dimension njerëzor imponues përpjekjes më të gjerë të ndikimit të Homeland Justice”, thuhet në raportin e Microsoft.

Newsbomb.al ka marrë një reagim nga vetë gazetari Olsi Jazexhi. Ky i fundit thotë se ai është gazetar investigativ që merret me hetimin e “aktivitetit kriminal” të muxhahedinëve në Shqipëri dhe se nuk kanë asnjë lidhje me grupi e hakerave Homeland Justice.

“Fale sugjerimeve dhe hamendesive tuaja, ne date 7 shtator 2022, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, kreu nje akt te paprecedent ne historine moderne te Shqiperise. Ai prishi marredheniet diplomatike me Iranin, deboi stafin e ambasades iraniane, theu Konventen e Vjenes dhe dhunoi seline e ambasades iraniane ne Tirane dhe perdori policine e antiterrorit per te dhunuar dhe keqtrajtuar stafin diplomatik te nje vendi te huaj”, thotë Jazexhi.

Më tej, ai thotë se bashkë me kolegun Gjergj Thanasi që ka qenë në Iranë një muaj para hakerimit, siç shihet dhe në foton e publikuar nga kompania amerikane që hetoi sulmin kibernetik në sistemet qeveritare, kanë bërë vetëm detyrën e tyre si gazetarë.

“Per sa me siper duam te theksojme qe Olsi Jazexhiu dhe Gjergji Thanasi jane dy gazetare investigative qe hetojne prezencen kriminale muxhahedine ne Shqiperi qe ne vitin 2016. Ne kemi hetuar dhe jemi intervistuar nga media perendimore dhe iraniane sikur: The Guardian, the Independent, Al-Jazeera, Channel 4, New York Time, BBC, Press TV etj dhe shume media locale dhe kemi ekspozuar dhe do ekspozojme aktivitetin kriminal, terrorist dhe ilegal te muxhahedineve iraniane.

Ne kemi deshmuar keqtrajtimet, abuzimet me te drejtat e njeriut, shantazhet ndaj mediave, biznesmeneve dhe ndaj zyrtareve shteteror ne Shqiperi qe MEK-u ka bere.

Ne kemi bere dhe do bejme detyren tone per hetimin e aktivitetit kriminal muxhahedin ne Shqiperi, do interesohemi per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut te pengjeve qe MEK-u mban ne kampin e tij paramilitary ne Manze dhe refuzojme me force cdo perpjekje per te njollosur punen tone. Ne nuk kemi lidhje me organizata iraniane te sigurise dhe as me hakeret e Homeland Justice. Denojme me perbuzje aludimet kriminale qe ju keni bere kunder nesh”, thotë ndër të tjera në reagimin e tij Olsi Jazexhi.

Aktualitet #Sulmin e hakerave iranian dy gazetarët shqiptarë Microsoft