Bota15 Prill 2018, 07:11

Sulmi i SHBA-ve ndaj Sirisë, presidenti rus Putin bën deklaratën e fortë

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi i SHBA-ve ndaj Sirisë, presidenti rus Putin bën deklaratën

Sulmi i SHBA-ve ndaj Sirisë, presidenti rus Putin bën deklaratën e fortë

Historia do t’i vendosë gjërat në favor të Sirisë, e SHBA tashmë është përgjegjëse për një zinxhir “vrasjesh të përgjakshme” në vende të tjera, tha Presidenti rus Vladimir Putin pas sulmit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mbi Siri.

“Historia do t’i rregullojë gjërat, dhe Uashingtoni tashmë ka përgjegjësinë e madhe për masakrën e përgjakshme në Jugosllavi, Irak dhe Libi,” tha Putin në një deklaratë pas sulmit të SHBA dhe aleatëve të saj.

Ky veprim ushtarak i njëanshëm ka “një ndikim shkatërrues në të gjithë sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare” dhe vetëm përshkallëzon krizën siriane në vend që ta zbusë atë, tha presidenti rus, raporton RT, shkruan Panorama.

Më herët, Purin në reagimin e tij të parë ka paralajmeruar SHBA per pasojat.

“Me këto veprime, Uashingtoni po nxit vetëm një valë të re të azilkërkuesve nga Siria dhe rajoni i tërë”- tha Putin.

 

Bota presidenti i Rusisë Vladimir Putin