
Sulmi me bojë, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës dalin me deklaratë: Do të nisim hetimet
Pas sulmit me bojë të Edi Palokës ndaj kryeminsitrit Rama, Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë dalë me deklaratë.
Ata njoftojnë se për veprimin e kryer nga shtetasi Edi Paloka do të nisin hetimet pasi ka sulmuar me një solucion të parapërgatitur para të gjithëve.
Njoftimi
Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.
Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.