Bota28 Qershor 2022, 10:14

Sulmi me raketa në qendrën tregtare, Zelensky: Rusia është grupi më i madh terrorist në botë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi me raketa në qendrën tregtare, Zelensky: Rusia është grupi më i madh terrorist në botë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij ka dënuar sulmin rus në qendrën tregtare.

Udhëheqësi i Ukrainës në luftë i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndalojë terrorin rus, duke thënë se sulmet me raketa në Kremenchuk të Ukrainës e bënë Kremlinin e Vladimir Putin “organizatën më të madhe terroriste në botë”.

Deri më tani, 18 persona mendohet se janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, por Zelensky paralajmëroi se mund të ketë më shumë.

Duke iu kthyer takimit të liderëve të G7 që po zhvillohet, ai tha se: “Demokracitë më të fuqishme në botë do të mbështesin shtetin tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për fitoren tonë. Ukraina nuk do të thyhet kurrë”

Bota G7 Vladimir Putin Volodymyr Zelensky