Bota23 Mars 2022, 08:34

Sulmi në Ukrainë, Peskov: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në Ukrainë, Peskov: Rusia do të përdorë armë

Sulmi në Ukrainë, Peskov: Rusia do të përdorë armë bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi ekzistencial

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia do të përdorte armë bërthamore vetëm nëse shteti do të përballej me një kërcënim ekzistencial.

I pyetur nga CCN nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do ta konsideronte mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore, Peskov tha:

“Ne kemi një koncept të sigurisë së brendshme dhe ky koncept është publik, ju mund t’i lexoni të gjitha arsyet e përdorimit të armëve bërthamore. Pra, nëse ka një kërcënim ekzistencial për shtetin tonë, atëherë [arsenali bërthamor] mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”.

Më 28 shkurt, Putin kishte njoftuar se ka vendosur në gatishmëri të posaçme fuqinë strategjike bërthamore të Rusisë.

Kujtojmë se Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka paralajmëruar më 22 mars se ka shenja të qarta se presidenti Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorimin e armëve kimike dhe atyre biologjike gjatë luftës në Ukrainë.

Bota arme berthamore Dmitry Peskov Kercenim Rusi Sulm Ukrainë.