Kosova 6 Dhjetor 2022, 17:22

Sulmi në veri të Kosovës, Vjosa Osmani: U krye nga bandat e financuara nga Vuçiçi me qëllim destabilizimin

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në veri të Kosovës, Vjosa Osmani: U krye nga bandat e

Foto Ilustruese

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi se sulmi në Veri të Kosovës është kryer nga bandat e përkrahura dhe financuara nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Përmes një deklarate për mediat në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Osmani tha se qëllimi i Vuçiç është destabilizimi i Veriut të Kosovës dhe në tërësi i vetë Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së dhe në veçanti koordinimeve që janë bërë me institucionet e qeverisë. Për fat të keq situata në veri eskalon për një arsye të vetme bandat e përkrahura dhe financuara nga Vuçiç kanë për qëllim të destabilizojnë veriun e Kosovës dhe vetë Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit qytetar tonin. Është me rëndësi se siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha. Tani po e presim edhe raportit përfundimtar”– tha Osmani.

Prishtine Ballkani Perëndimor BE samit sulmi ne veri të kosoves Vjosa Osmani Vucic

Kosova