Bota 4 Korrik 2022, 10:38

· Bota

Shkruar nga Pamfleti

Londër, 4 korrik  – Armata britanike njoftoi se udhëheq hetim pasi janë sulmuar  profilet e saj në Tuiter dhe JuTjub.

Video incizimet nga kriptovlautat me fotografinë e miliarderit Ilon Mask u paraqitën në kanalin e JuTjub, ndërsa në Tuiter  janë futur disa komente lidhur me tokenët NFT, lajmëroi BBC.

Ushtria e konfirmoi “sulmin”, duke njoftuar se e ka kuptuar situatën e sigurisë shumë seriozisht dhe se  tani i zgjidh problemet dhe të dy llogaritë janë kthyer.

“Pasi e zgjodhëm çështjen dhe hetimi është në vijim, për momentin nuk do të ishte adekuate të komentojmë më shumë”, tha zëdhënësi i armatës.

Nuk dihet se kush e ka kryer sulmin, në të cilin ishin ndryshuar emrat e llogarive të armatës britanike.

Për një moment emri i profilit në Tuiter ishte ndryshuar në Bapesklan, ndërsa deri të dielën në mbrëmje  gjithçka u kthye në normale.

“Kërkojmë falje për pezullimin e përkohshëm të llogarisë sonë. Do të zbatojmë hetim të plotë dhe do të mësojmë nga ky incident. Ju faleminderit që na ndiqni dhe funksionimi normal tani do të vazhdojë, njoftoi ushtria.

Bota