Bota13 Tetor 2018, 21:16

Sulmohet barbarisht gazetari, pak para se të hynte në studio

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet barbarisht gazetari, pak para se të hynte në studio

Sulmohet barbarisht gazetari, pak para se të hynte në studio

Një gazetar është sulmuar barabarisht pak para se të hynte në studio.

Bëhet fjalë për një gazetar sportiv, ndërsa ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar  pak para orës 23:00 të mbrëmjes.

Apostolos Galati, i cili u sulmua nga një person i paidentifikuar, ishte bërë gati për të hyrë në studio, të prezantonte emisionin “Arena se së dielës”.

Në pamjet, të cilat janë publikuar nga mediat greke ditën e sotme, duket një person që sulmoi gazetarin teksa ai ishte duke parkuar makinën.

Sapo ai doli nga makina e tij, në rrugën “G. Kartalis” në qendër të Volosit, një person i panjohur e sulmoi me grushte dhe e goditi atë në kokë.

Apostulli Galati u dërgua në Spitalin Volos për ndihmë mjekësore, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit. 

 

Bota