Bota10 Tetor 2022, 12:50

Sulmohet me raketa konsullata gjermane në Kiev

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev është goditur nga një sulm me raketa, i nisur nga trupat ruse që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Lajmin e konfirmon Ministria e Jashtme gjermane, shkruan “BBC”.

Deri në këto momente nuk ka asnjë të dhënë nëse ka mbetur i plagosur apo i vrarë ndokush nga ky sulm.

Një gazetar ukrainas bën me dije se godina ku ndodhej konsullata gjermane, që nga muaji shkurt nuk ka funksionuar. Sipas tij nuk ka pasur asnjë zyrtar në momentin që ka ndodhur sulmi.

In fact, the German consulate was located in this office, but it has not been working since February, and there is no office of the EU mission to Ukraine near the pedestrian bridge, there are no offices there at all, only the philharmonic.

— Taras (@tarasmi) October 10, 2022

Mëngjesin e sotëm janë raportuar shpërthime masive në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vetëm dy ditë pas hedhjes në erë të urës që lidh Krimenë me Rusinë.

Kryebashkiaku, Vitali Klitschko, shprehet se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi. Mësohet se nga shpërthimet, kanë mbetur të vdekur disa persona. Nuk dihet saktësisht numri i njerëzve që janë lënduar apo kanë ndërruar jetë.

 

Bota #Sulmet në Kiev