Bota12 Gusht 2022, 21:00

Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush është Salman Rushdie dhe stuhia që solli libri i tij

Shkruar nga Pamfleti
Sulmohet me thikë autori i “Vargjeve Satanike”/ Kush

Shkrimtari Salman Rushdie, është sulmuar sot me thikë, teksa ishte duke mbajtur një ligjëratë. Salman Rushdie, është një shkrimtar me origjinë indiane dhe para disa viteve Irani urdhëroi vrasjen e tij, për shkak të librit “Vargjet Satanike”.

Sulmi ndodhi në një skenë në Nju Jork. Fituesi i çmimit Booker, 75 vjeç, po fliste në një aktivitet në Institutin Chautauqua, por një person që ishte në sallë u ngjit dhe e sulmoi.

“Rushdie ka pësuar një plagë të dukshme me thikë në qafë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha në një konferencë për shtyp rreth një orë më vonë se Rushdie ishte gjallë. Ndërkohë policia arrestoi autorin. Sipas BBC, autori i sulmit kishte dalë nga salla me një maskë të zezë dhe ka nisur sulmin.

Romancieri me origjinë indiane Rushdie mori famë me “Midnight’s Children” në 1981, i cili vazhdoi të shiti mbi një milion kopje vetëm në MB. Por libri i tij i katërt, në vitin 1988, “Vargjet Satanike” , e detyroi atë të fshihej për nëntë vjet. Romani surrealist, post-modern ngjalli zemërim te disa muslimanë, të cilët e konsideruan përmbajtjen e tij si blasfemi, dhe u ndalua në disa vende.

#BREAKING: Author Salman Rushdie has been attacked as he was about to give a lecture in western New York pic.twitter.com/tyBGBmUTku

— Amichai Stein (@AmichaiStein1) August 12, 2022

Një vit pas botimit të librit, Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Khomeini bëri thirrje për ekzekutimin e Rushdie. Ai ofroi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për “kokën e tij”.

Shpërblimi mbi kokën e Rushdie mbetet aktiv, dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit, një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian shtoi 500,000 dollarë të tjera si shpërblim në 2012.

Rushdie tha se qëllimi kryesor i romanit të tij ishte të shqyrtonte përvojën e emigrantëve, por disa muslimanë u ofenduan nga portretizimi i Profetit Muhamed dhe vënia në pikëpyetje e natyrës së shpalljes së Kuranit si fjalë e Zotit.

“Vargjet Satanike” u ndaluan fillimisht në vendin e lindjes së autorit, Indi, dhe më pas në disa vende të tjera përpara se Ajatollah Khomeini i Iranit të lëshonte dekretin e tij famëkeqe.

75-vjeçari kishte njoftuar se do publikonte në 2023 librin e tij të ri. Romani i tij i fundit është “Quichotte”, ndërsa në vitin 1981 ka fituar cmimin Booker Prize me romanin fëmijët e mesnatës.

Të dhënat mbi Salman Rushdie

-I lindur në Bombei – Mumbai i ditëve të sotme – në vitin 1947, ai u arsimua në Angli dhe lejoi që besimi i tij mysliman të shuhej.

-Romani i tij i dytë i mirënjohur, “Fëmijët e mesnatës”, fitoi çmimin Booker në 1981.

-Libri i tij “Vargjet Satanike” shkaktoi trazira ndërkombëtare dhe protesta pas botimit të tij në 1988. Disa muslimanë e akuzuan Rushdie-n për blasfemi.

-Rushdie u fsheh për nëntë vjet pasi mori kërcënime me vdekje.

-Një vit pas botimit të librit, lideri suprem i atëhershëm i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi ​​një fetva – ose dekret – duke bërë thirrje për vrasjen e tij.

-Personat që ishin marrë me përkthimin e librit u sulmuan, madje u vranë.

-Irani ndaloi zyrtarisht mbështetjen e dekretit në 1998.

-Rushdie vazhdoi të shkruante libra më pas dhe publikoi një rrëfim mbi polemikat, në 2012.

-Ai ka dy fëmijë, jeton në SHBA dhe u shpall kalorës nga Mbretëresha britanike në vitin 2007 për shërbimet e tij në letërsi.

Bota Salman Rushdie sulmohet Vargjet Satanike