Kosova 4 Korrik 2022, 23:19

Sulmoi policët, Gjykata cakton masën e sigurisë për Nuredin Lushtakun

Shkruar nga Pamfleti

Sulmoi policët, Gjykata cakton masën e sigurisë për Nuredin Lushtakun

Është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” për ish-nënkryetarin e Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe vëllezërit e tij, pasi akuzohet për sulm ndaj dy efektivëve të policisë.

Ish-nënkryetari i Skenderajt dyshohet se më 2 korrik rreth mesnatës së bashku me familjarët i kishte sulmuar policët të cilët e kishin gjobitur djalin e tij.

Dy nga efektivët kanë pësuar lëndime. Njëra nga ata ishte plagosur me armë zjarri në këmbë derisa tjetri kishte marrë plagë në kokë nga mjeti i fortë.

Prishtine gjykatë Kosove mase sigurie