Sport28 Korrik 2018, 12:14

Sulmuesi i Superiores tregon problemet te Vllaznia dhe të rejat e fundit te Kastrioti

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi Charles Atsina njihet mirë në Shkodër. Ai ka patur probleme me drejtuesit pavarësisht se u afrua për të qenë lider. Largimi i tij nuk ishte më i miri i mundshëm, por duket se ka gjetur qetësinë e munguar te skuadra e Kastriotit. Aty ku firmosi për sezonin e ri. 

Pse zgjodhe ekipin e Kastriotit?
Zgjodha ekipin e Kastriotit, pasi ata kanë ambicie të qëndrojnë në Superiore dhe shfaqën interes për mua.
Çfarë mendimi keni për ekipin e ri?
Mendoj se është një ekip i mirë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të jemi akoma më konkurrues.
A keni patur oferta të tjera?
Po, kam patur një ofertë në kampionatin amerikan, por ishte shumë larg për mua, sepse kam një djalë vetëm 4 muajsh. Kisha një ofertë në Seria C te Virtus Verona, është ish-klubi im, që jam rritur si lojtar profesionist. Nuk shkova, pasi për momentin nuk jam gati të shkoj atje. Dua të shkoj atje kur të mbyll karrierën si futbollist.
A jeni përshtatur ende me qytetin dhe klubin e ri?
Po, jam i lumtur. Një qytet i mirë dhe njerëzit janë të dashur, shpresoj.
Çfarë ndodhi me Vllazninë dhe aventurën tuaj atje? Kush ishte problemi i shkodranëve?
Nuk dua të flas shumë për Vllazninë. Çfarë ndodhi, ndodhi, mbetet në të shkuarën dhe më pëlqen që të shoh nga e ardhmja. Nëse do të më duhet të flas për Vllazninë do të mbërrinim te politika dhe kjo nuk është puna ime, unë jam futbollist. Shumë gjëra të pavërteta janë thënë për mua në medie. Mënyra se si shkuan gjërat ishte pak e keqe, sepse njerëzit në Shkodër janë të dashur dhe kanë pasion për futbollin, e duan klubin e tyre. Jam i mërzitur, sepse e doja shumë Shkodrën. Ishte një qytet i bukur me njerëz të dashur, në një qytet me atraksione historike dhe kulturore. I uroj atyr emë të mirë dhe jam i lumtur që jam me Kastriotin.
Ti nuk kishte eksperiencë të mirë me Vllazninë, pse pranove sërish të ktheheshe në kampionatin shqiptar?
Erdha në Shqipëri, sepse më pëlqejnë sfidat.
Pse zgjodhe numrin 15 në fanellë?
Zgjodha numrin 15 për shkak të djalit tim. Kam një dashuri të madhe për numrin 9, sepse kam dashur ta mbaj që kur kam qenë i vogël. Më ka dhënë përgjegjësi, pasi është një numër me shumë vlerë, por pas lindjes së djalit tim me 15 prill në Francë, vendosa të refuzoj numrin 9 dhe të vesh 15 për shkak të djalit. Ishte vendim i vështirë, por familja gjithmonë e para. Nuk ka më CA 9 për këtë sezon, por do të jetë CA15. (Intervista u mor nga Sport Ekspres). 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport