Sport17 Gusht 2019, 15:23

Sulmuesi i Vllaznisë tregon karrierën, puna me Scolarin dhe Palmaires

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi i Vllaznisë tregon karrierën, puna me Scolarin dhe Palmaires

Sulmuesi i ri i Vllaznisë, Emerson Brito Dos Santos, ka folur në lidhje me aventurën e re te skuadra shkodrane. 28-vjeçari ka treguar se pse zgjodhi ekipin shkodran dhe se çfarë synimesh ka. Përforcimi më i ri i ekipit kuqeblu foli në faqen e klubit në lidhje me situatën e tij aktuale.
Marrëveshja  – “Menaxheri im ka kontaktuar me njërin nga drejtuesit e Vllaznisë, kanë diskutuar rreth meje dhe më pas, kanë arritur akordin që unë të jem pjesë e kësaj skuadre dhe ja tek jam. Drejtuesit e klubit kanë parë disa nga videot e mia të ndeshjeve të sezonit të kaluar në Oman dhe janë bindur për aftësitë e mira prandaj dhe më ofruan firmosjen e kontratës”.
Palmeiras – “Palmeiras është një klub i madh në Brazil. Për më tepër, pata kënaqësinë të stërvitem nga një kampion bote, Luis Felipo Scolari (Felipao)”.
Premtimi – “Sezoni im më i mirë është ai 2017-2018 kur kam shënuar 10 gola dhe kam dhënë 7 asiste për ekipin tim në Ligën e Omanit. Po patjetër që premtoj gola, por dëshira ime e madhe është të shpallem kampion me Vllazninë”.

Sport Vllaznia