Sport 4 Gusht 2018, 10:14

Sulmuesi më i ri i Everton: Nëse nuk do isha futbollist, do isha me shokët në burg

Shkruar nga Pamfleti

Blerja më e re e Evertonit në Premier League, Richarlison ka habitur të gjithë me deklaratën e tij gjatë prezëntimit si lojtar blu. Pasi kaloi një sezon shumë pozitiv me skuadrën e Ëatford, Richarlison u bë një nga lojtarët më të kërkuar në kampionatin anglez. 23-vjeçari u zyrtarizua si lojtar i Evertonit gjatë ditës së djeshme, ku nënshkroi kontratën dhe kaloi testet mjekësore. Në fjalën e tij, braziliani u shpreh:

“E kam rrëfyer edhe më parë se shumë nga shokët e mi ndodhen në burg, ndërsa të tjerë tashmë kanë vdekur. Unë isha shumë pranë asaj rruge. Më kujtohet që bëja xhiro nëpër rrugë dhe ata më thirrnin një i mirë për asgjë, një bandit. Falë Zotit, unë nuk u shndërrova në të tillë. Ndodhem këtu në Premier League dhe ndihmoj familjen time”


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Everton Premier League richarlison