Sport30 Gusht 2022, 18:17

Sulmuesi shqiptar gati për aventurën e re me skuadrën e njohur spanjoll, 27-vjeçari mbetet në La Liga

Shkruar nga Pamfleti
Sulmuesi shqiptar gati për aventurën e re me skuadrën e njohur

Sulmuesi shqiptar gati për aventurën e re me skuadrën e njohur spanjoll, 27-vjeçari mbetet në La Liga

Adnan Januzaj vazhdon të jetë pa skuadër, pasi nuk rinovoi me Real Sociedadin këtë verë. Prej javësh sulmuesi me origjinë shqiptare, që përfaqëson Belgjikën, është në kërkim të një ekipi të ri dhe përflitej për një kalim në Serinë B të Venecia. 

Duket se së fundmi, një emër i madh është shfaqur për 27-vjeçarin. Bëhet fjalë për Sevijan. 

Klubi spanjoll do të largojë Lukas Okampos drejt Ajaksit dhe drejtuesit janë vënë menjëherë në kërkim të një zëvendësuesin. 

Duke parë që ai ka eksperiencë në La Liga dhe se është një lojtar i lirë, Sevija do ta ketë më të lehtë ta afrojë. 

Kështu Januzaj mund të jetë sërish protagonist në elitën e futbollit spanjoll, por edhe në Ligën e Kampionëve, ku Sevija do të ketë përballë Mançester Sitin, Borusian e Dortmundit dhe Kopenhagenin.  

Sport Adnan Januzaj Real Sociedad Sevija sulmuesi shqiptar