
Kryeministri, Rishi Sunak ka konfirmuar se Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës tanke Challenger 2, gjatë një telefonate të kryer me Presidentin, Volodymyr Zelenskyy.
Një zëdhënës i Downing Street tha se udhëheqësit reflektuan mbi gjendjen aktuale të luftës së Rusisë në Ukrainë, me fitoret e njëpasnjëshme të Ukrainës që i shtynë trupat ruse prapa dhe përkeqësuan çështjet e tyre ushtarake dhe morale.
Ai shtoi se ata ranë dakord për nevojën për të kapur këtë moment me një përshpejtim të mbështetjes globale ushtarake dhe diplomatike për Ukrainën.
Gjithashtu gjatë telefonatës Sunak kishte nënvizuar ambicien e Mbretërisë së Bashkuar për të intensifikuar mbështetjen ndaj Ukrainën, duke përfshirë sigurimin e tankeve Challenger 2 dhe sistemeve shtesë të artilerisë.
“Kryeministri dhe presidenti Zelenskyy mirëpritën angazhime të tjera ndërkombëtare në këtë drejtim, duke përfshirë ofertën e Polonisë për të siguruar një kompani tankesh Leopard. Kryeministri theksoi se ai dhe e gjithë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të punojnë intensivisht me partnerët ndërkombëtarë për të ofruar me shpejtësi atë lloj mbështetjeje që do t’i lejojë Ukrainës të nxisë avantazhin e saj, të fitojë këtë luftë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme,” thuhej në deklaratën e Downing Street.