Bota14 Dhjetor 2022, 13:37

Sunak flet në Parlament për tragjedinë: Trafikantët do të dalin para drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Sunak flet në Parlament për tragjedinë: Trafikantët do

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak gjatë fjalës së tij në  Parlamentin anglez ka shprehur keqardhjen e tij për njerëzit që humbën jetën me gomone në kanalin La Mansh.

Sunak e pranoi se tragjedia e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez është përgjegjësi e tij dhe e qeverisë së tij.

 “Jam i sigurt që i gjithë parlamenti ndan dhimbjen për përmbysjen e gomones në La Manash, orët e para të mëngjesit ku pati humbje të jetës njerëzore. Zemrat tona janë me viktimat”, tha Sunak.

Sunak tha se me këtë rast duhet të kenë kujdes të bandat kriminale që marrin veprime të tjera.

“Ata duhet të ndahen dhe të sillen para drejtësisë”, tha ai.

Bota #Rishi Sunak emigrantë