Sport12 Mars 2022, 20:37

Super Kristiano Ronaldo fundos Totenhemin, portugezi shkruan historinë e futbollit

Shkruar nga Pamfleti
Super Kristiano Ronaldo fundos Totenhemin, portugezi shkruan historinë e

Super Kristiano Ronaldo fundos Totenhemin, portugezi shkruan historinë e futbollit

Kristiano Ronaldo 3-Totenhem 2. Një paraqitje e jashtëzakonshme nga kampioni portugez, i cili zhbllokoi ndeshjen me një gol të çmendur në minutën e 12, ktheu në avantazh ekpin e tij në minutën e 38, pas barazimit të përkohshëm të Kejn, dhe vulosi fitoren e Djajve të Kuq në minutën e 81, pas autogolit të Herri Megajër.

Ky ishte tregolëshi numër 49 në nivel klubesh për CR7, i cili theu edhe zyrtarisht rekordin e Jozef Bishan, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit, me 806 gola të shënuar me klube dhe kombëtaren.

Falë kësaj fitoreje, Mançester Junajtid është ngjiturnë vendin e katërt me 50 pikë, por ndjekësit e skuadrës së Rangnik kanë disa ndeshje për të rikuperuar.

Sport Kristiano Ronaldo Mançester Junajtid Premier Liga Totenhem ylli portugez