Aktualitet22 Maj 2019, 16:47

‘Super-ngarkesë’, KPK pezullon shortin për tre muaj

Shkruar nga Pamfleti

'Super-ngarkesë', KPK pezullon shortin për tre muaj

Për muajt maj, korrik dhe shtator, KPK nuk do të hedhë shortin për të  kaluar në vetting subjekte që janë në proces vettingu. Kjo pasi për keta tre muaj komisionerët dhe ekspertët e këtij institucioni do të shqyrtojnë me prioritet kandidatët për SPAK dhe Gjykatën Kushtetuese. Vendimi është marrë nga kryetarja e KPK-së Genta Tafa Bungo në 7 maj.

Ky vendim mban numrin 29  dhe është nxjerrë në 7 maj 2019.  Në vendim argumentohet se  shkak  për ndërprerjen e shortit  është bërë ngarkesa e madhe aktuale, procedurat e përshpejtuara për krijimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese e  të cilat po shqyrtohen me prioritet.

Sipas vendimit, aktualisht në KPK  janë në procedura rivlerësimi 115 çështje dhe të mbartura nga viti i kaluar 72 çështje,  të cilat janë shpërndarë me procedure shorti gjatë periudhës  janar-mars 2019.

Gjithashtu në vendim arsyetohet se zhvillimi i procedurave të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon më shumë kohë për tu realizuar në mënyre efiçente.

Deri tani në vetting kanë kaluar rreth 150 subjekte, ku më shumë se gjysma e tyre janë shkarkuar dhe i janë drejtuar shkallëve të tjera të ankimimit.

codramol
smile

Aktualitet