Sport28 Prill 2019, 21:00

Supergol dhe panenka, Skënderbeu fiton 2-0 ndaj Flamurtarit

Shkruar nga Pamfleti
Supergol dhe panenka, Skënderbeu fiton 2-0 ndaj Flamurtarit

Skënderbeu ka marrë një fitore të pastër 2-0 përballë Flamurtarit në Korçë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Kjo është fitorja e tretëe korçarëve përballë skuadrës vlonjate këtë sezon dhe duket sikur Shehi e njeh shumë mirë ish-trajnerin e tij, Ilir Daja.

Ky takim u dominua nga Skënderbeu, me të besuarit e Shehit që shënuan nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht, Krasniqi shënon një supergol në pjesën e parë, ndërsa Muzaka me një penallti “Panenka” në pjesën e dytë, vendosi rezultatin final të sfidës.

Sport Flamurtari Skënderbeu