alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Superhoteli i ish-shefit të anti-korrupsionit të Kryeministrit si pasqyrë e “ndershmërisë” së qeverisë së Bablokut

20/04/2021, 13:43
ne Anti-Mafia, Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Superhoteli i ish-shefit të anti-korrupsionit të Kryeministrit si pasqyrë e “ndershmërisë” së qeverisë së Bablokut

Krimi në politikë, i maskuar pas bukurosheve që bëjnë jetë luksi/ Nëse do lejohen nga Babloku, Anti-krimi Ekonomik dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, duhet të bëjnë verifikimin e burimit financiar të krijimit të kësaj pasurie gjigande me emërtesë “Supreme Hotel&SPA” në Qerret-Kavajë e me vlerë mbi 3 milionë Euro, me pikënisje faktin se gjatë detyrës në kryeministri e pas saj, ka qenë kontigjent krimi e korrupsioni

Rasti i Ergys Hoxhës, ish-Drejtorit të Anti-Korrupsionit në kabinetin “Rama”, është prova e qartë dhe e plotë, se si një zyrtar i lartë shteti, i emëruar prej klanit familjar të kryeministrit, mund të bëhet pasanik me llogari bankare, apartamente, vila e restorte luksi në bregdet.


-Lexo edhe:

Afera e zyrtarit të FBI përmbys raportet në PS

“Dora e zezë” që inskenoi largimin e Drejtorit të SHISH

Qysh prej muajit korrik 2019, “Gysi” i Bablokut, ka ndërtuar resort-hotelin e tij luksoz “Supreme Hotel&SPA”, me sipërfaqe 9450 m2 buzë detit në Qerret, ku si pjesë përbërëse ka dhe 3000 m2 rërë.

Këtë hotel me vlerë mbi 3 milionë Euro, ish-drejtori anti-korrupsion, Ergys Hoxha, thotë se e ka ndërtuar me kursimet nga paga në Kyeministri, marrë prej muajit shtator 2013 deri më 30 shtator 2017 dhe me donacione nga familjarët.

E ka ndërtuar me leje nga Bashkia-Kavajë dhe miratuar nga Rama në KKT; toka i është dhënë po nga bashkia me çmim 26 lekë m2, ndërsa rëra i është dhënë me qira për 20 vite e për 3 lekë/m2 në ditë nga Ministria e Ekonomisë, me letra si “biznes turistik strategjik”.

Anti-krimi Ekonomik dhe Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, nëse do lejohen nga Babloku, duhet të bëjnë verifikimin e burimit financiar të krijimit të kësaj pasurie gjigande në pronësi të Ergys Hoxhës.

Jo vetëm për faktin, se pas largimit nga detyra e lartë në qeveri ka ndërtuar resortin luksoz “Supreme Hotel&SPA” në bregdetin e Qerretit-Kavajë, por së pari, sepse gjatë detyrës në kryeministri e pas saj, ka qenë e vazhdon të jetë kontigjent kriminal dhe aferash korrupsioni.

Fakti i parë, ka lidhje me raportin e SHISH e të Policisë, për përfshirjen e tij të dhunshme e anti-ligjore jashtë kompetencës së detyrës, në çdo aksion të ALUIZNI e INUK, për prishje objektesh në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shëngjin, Vlorë, duke diktuar se ku nuk duhej futur ruspa.

Fakti i dytë, është prangosja më 6 maj 2014 në Tiranë, pasi u kap me makinë të blinduar me targa false; brenda të cilës u gjetën targa të tjera false e kokainë, skandal për të cilin, Rama bëri sikur e pezulloi nga detyra.

Fakti i tretë, është kapja nga policia në tetor 2016, në një makinë vrasësi e trafikanti droge dhe armësh; por fshehur si ngjarje me urdhër të Bablokut; si detyrim ngaqë pak para ngjarjes, ishte rrahur nga “kolegët” e Olsit për punë pazaresh.

Fakti i katërt, është eksplozivi “C4”, që Ergys Hoxhës iu vendos poshtë makinës para kryeministrisë, nga “ortakët” dhe rivalët  e punëve të pista, por u servir sikur ishte makina e zyrtarit Besnik Dervishaj.

Edhe pse “Gysi i Bablokut”, njihet e është skeduar për “punë cubash”, deri me rrahje policësh, ai vazhdon të jetë në strukturat e drejtuese  të “Rilindjes”.

Ndërsa “gjysmën tjetër” të tij Oriola Nebiaj, me të cilën është fejuar pas divorcit me gruan; Ergys Hoxha e ka angazhuar në shtabin e opozitës, si kandidate të PD me Nr. 18 në Tiranë.

Deklarata e Oriolës para 24 orësh, se e ka ta garantuar mandatin e deputetes; ndoshta e ka sigurinë te milionat e zeza të “Gysit”, i cili siç tregoi “zotësi” me ndërtimin e resortit gjigand gjatë detyrës Drejtor Anti-korrupsioni pranë Bablokut; siguroi dhe kandidimin e saj te lista e Bashës./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Deklaratat e Metës, ironizon Rama: Nuk la gjymtyrë pa na prerë, alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill

Era e prangave apo e humbjes?! Pse është kaq i shqetësuar Ilir Meta?! Në pak orë, lajmëron konferencën e dytë për mediat

Lajmi i Dites

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

 Skandali McGonigal/ Si kërcënonte skuadra e Ramës biznesmenët dhe njerëzit e Drejtësisë me kartën e FBI-së

30/01/2023, 14:03

Lajmet e fundit

Ish-drejtori i Agjensisë të Sigurisë Kombëtare shpall kandidaturën e presidentit të Malit të Zi

Ish-drejtori i Agjensisë të Sigurisë Kombëtare shpall kandidaturën e presidentit të Malit të Zi

31/01/2023, 13:53

Nga Antarktida deri në Florida, ja cilat janë vendet ku nuk ka rënë kurrë borë

31/01/2023, 13:51

Raporti Transparency International: Hungaria vendi më i korruptuar në BE

31/01/2023, 13:41

Moska: Putin dhe Xi Jinping do të takohen këtë pranverë!

31/01/2023, 13:38
Afera e zyrtarit të FBI përmbys raportet në PS

Afera e zyrtarit të FBI përmbys raportet në PS

31/01/2023, 13:28
Lufta në Ukrainë, Zelensky :Pas Khersonit, do çlirojmë Donbasin dhe Krimenë

Sulme intensive në lindje të Ukrainës, Zelensky: Situata është shumë e vështirë

31/01/2023, 13:22

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In