Përfundon finalja e Superkupës së Spanjës. Atletik Bilbao ka arritur të ngrejë trofeun e tretë në histori, teksa mposhti Barcelonën në shtesë, pasi 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 2-2. Katalanasit zhbllokuan shifrat në minutën e 41 me Grizman, që shënoi pas një rrëmuje brenda zonës, por kaloi vetëm 1 minutë dhe Bilbao barazoi shifrat me De Marcos. Ter Shtegen e pati të pamundur dhe u mposht nga lojtari i Bilbaos.
Në minutën e 77, ishte sërish Grizman që dyfishoi shifrat dhe shënoi golin e sukseist për ekipin e Ronald Kuman. Francezi përfitoi nga një krosim i bukur i Alba nga krahu dhe realizoi pranë portës.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Barçës, Bilbao barazoi shifrat në minutën e 90 me Vilalibre, në shtyllën e parë, ku sërish mbrojtja katalanase ishte e pavëmendshme.
Në minutën e 93 Inaki Uilliams realizoi një gol spektakolar me një goditje perfekte, ku topi preku kryqëzimin e shtyllave dhe hyri në rrjetë.
Në fundin e takimit, Mesi u ndëshkua me kartonin e kuq, duke lënë Barcelonën me 10 lojtarë.