Sport18 Tetor 2022, 16:07

Supersfida e Premier Ligës sjell tensione edhe pas përfundimit, Guardiola-Klop shkëmbejnë akuza: S’ta anuloi “Anfield” golin

Shkruar nga Pamfleti
Supersfida e Premier Ligës sjell tensione edhe pas përfundimit,

Supersfida e Premier Ligës sjell tensione edhe pas përfundimit, Guardiola-Klop shkëmbejnë akuza: S’ta anuloi “Anfield” golin

Tensionet mes Mançester Sitit dhe Liverpulit pas përballjes në “Anfield Road” të dielën morën të tjera dimensione. Pep Guardiola akuzoi se presioni i të luajturit në shtëpinë e “Reds”-ave bëri që arbitri të anulonte golin e Fil Fodenpër një faull të Halandit ndaj Fabinjos, parë nga VAR-i gjatë aksionit të golit në minutën e 53.

Trajneri i Sitit tha pas ndeshjes se një gjë e tillë ndodhi sepse luhej në “Anfield”, ndërsa u ankua se u godit me monedha dhe sende të tjera nga tifozët vendës.

“DailyMail” raporton se tensionet mes dy klubeve janë rritur dhe Siti akuzon Jurgen Klopin se i ka hedhur benzinë zjarrit me deklaratat përpara ndeshjes.

Tekniku gjerman tha në vigjilje të përballjes se Siti është mes tri klubeve në botë që mund të bëjë çfarë të dojë financiarisht dhe Liverpuli nuk mund të konkurronte me ta.

Nga ana tjetër, ai i quajti ata skuadrën më të fortë në botë dhe Pepin trajnerin më të mirë. Dhe armiqësia e tifozëve të Liverpulit me “Qytetarët” vijoi edhe pas ndeshjes.

Ndërsa autobusi u largua nga “Anfield”, u godit me objekte nga tifozët, njëri prej të cilëve theu edhe një nga xhamat, por fatmirësisht pa vënë në rrezik asnjërin nga personat që ndodheshin brenda. Liverpuli premtoi se do të dënojë tifozët që goditën me monedha trajnerin Guardiola në stol.

Përgjigja e Jurgen Klop- Trajneri i Liverpulit iu përgjigj akuzave të Guardiolës gjatë konferencës për shtyp se gjyqtari Entoni Tejlor u ndikua nga presioni i tifozëve në “Anfield”.

“Dëgjova tani se njerëzit thanë se ishte ‘Anfield’ ai që diktoi vendimin e VAR-it. Për një faull ndaj Salah, ‘Anfield’ nuk pati asnjë shans për të ndikuar. Te goli i Fodenit është një faull i Halandit ndaj Fabinjos dhe mendoj se të gjithë jemi dakord për këtë. A nuk mjafton ajo ndërhyrje për të rrëzuar dikë? Haland bëri dy shkelje gjatë atij aksioni, ndërsa i mori topin gjithashtu nga duart Alisonit. Arbitri pa vetëm se si Haland pengoi Fabinjon, por Ali kishte dorën në top dhe nuk e dha atë. Ishte një faull i pastër”.

Sport Jurgen Klop Pep Guardiola trajneri i Liverpulit trajneri i Mançester Sitit