Showbiz26 Mars 2018, 10:20

Surprizon aktorja e humorit të 2XL, vjen së shpejti me një këngë

Shkruar nga Pamfleti

Surprizon aktorja e humorit të 2XL, vjen së shpejti me një këngë

Prej 7 vitesh ajo është një nga aktoret më simpatike të show-t të përjavshëm të humorit “Apartamenti 2XL”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Po flasim për Esmeralda Metkën ose Cubi siç e njohim të gjithë e cila ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Lart e Poshtë”.

Pak kush e di që ajo përveçse një aktore e talentuar, ka pasion edhe muzikën madje ka kënduar që në moshë të vogël. E duket se dëshira për të kënduar po i rikthehet përsëri.
“Në fakt kam në plan një projekt, do të bëj një këngë me tim vëlla mendojmë ta paraqesim në një konkurs shumë të mirë televiziv, por nuk e zbuloj se ku. Për ju po zbuloj vetëm një gjë, do t’i bie kitarës”, ka thënë Cubi në Lart e Poshtë.

Sipas saj, “aktori duhet të jetë i gjithanshëm, duhet të jetë fin qoftë edhe nga ana fizike, duhet të ketë vesh të mirë muzikor, sepse të pasurit një vesh të mirë muzikor ty të ndihmon edhe për të dëgjuar më së miri partnerin në skenë”.

 

Showbiz