Politike23 Shtator 2022, 09:48

Tabaku: Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor!

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku: Mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin në lidhje me largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Me anë të një statusi në Facebook, ajo u shpreh se mbi 5 mijë shqiptarë janë larguar vetëm në gjashtë muajt e fundit, si dhe fajësoi qeverinë dhe politikën në përgjithësi për krijimin e një situate të tillë.

“Mbi 5000 mijë shqiptarë janë larguar vetëm këtë 6 mujor. Po ikin nga sytë këmbët megjithëse nuk jemi në luftë civile apo konflikt i armatosur. Po ikin pa kthyer kokën pas.

Pse? Shqiptarët ikin sepse qeveria në radhë të parë, ky parlament së dyti e politika në përgjithësi nuk ofron e nuk jep shpresë! E kemi kthyer shpresën në një rreng që na kthen pas në kohë, të njëjtat emra, të njëjtat premtime, e njëjta fabul! Shqiptarët nuk janë budallenj!”, shkruan Tabaku.

Politike Jorida Tabaku