Politike12 Dhjetor 2022, 19:37

Tabaku mesazh SPAK-ut: Afera e inceneratorëve testi më i rëndësishëm, prokurorët të  justifikojnë 140 votat

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku mesazh SPAK-ut: Afera e inceneratorëve testi më i

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka kërkuar më shumë punë nga SPAK, sa i takon luftës kundër korrupsionit. Duke folur në Parlament, Tabaku u ndal te ligjet që ka depozituar grupi i Alibeajt, të cilët kanë si qëllim shfarosjen e korrupsionit. Po ashtu Tabaku preku dhe çështjen e inceneratorëve, duke kërkuar që SPAK të shkojë te të paprekshmit.

Jorida Tabaku: Drejtësia është një! Drejtësia duhet të jetë një! Prandaj në ditën e luftës kundër korrupsionit unë nuk prisja në fakt asnjë palë të dilte e të pranonte që janë të korruptuar, por prisja që të ofronim zgjidhje! Prisja alternativë apo dhe ide, të gjitha fatkeqësisht munguan.

Prandaj, le ta pranojmë që “korrupsioni ka penetruar në çdo qelizë” dhe që i vetëm askush nuk ia del. Kjo nuk është një luftë solitare, sado vullnet të ketë! Prandaj duhet reagim, duhet reagim nga njerëzit, nga qytetarët, duhet reagim nga drejtësia!

Detyra mbetet që institucionet e reja të drejtësisë, ata për të cilat në një natë u mblodhën 140 vota për të ndryshuar kryekëput kushtetutën, të japin rezultat.

Testi i tyre është korrupsioni dhe afera e inceneratorëve do jetë testi i tyre më i rëndësishëm. Pasi aty gjen gjithçka për të cilën SPAK u krijua! Unë veç kështu shoh se mund ta ndërtojmë Evropën këtu, veç kështu shoh që mund të rikthejmë shpresën pak nga pak çdo ditë!

Politike Korrupsion tabaku