alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Tabaku: Pse hesht SPAK-u kur ka prova se ministra dhe ish-ministra kanë ndihmuar Klodian Zoton?

22/09/2022, 10:52
ne Politike
A A

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në seancën e sotme parlamentare u shpreh se arsyeja se pse po largohen të rinjtë nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u pret shpresën. Tabaku u ndal tek Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK, për të cilin tha se nuk po heton aferën e inceneratorëve megjithëse i ka provat para. Por sipas Tabaku, qeveria po i bën presion drejtësisë.


-Lexo edhe:

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

“Temë debate do të ishin mjetet lundrues që çojnë të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky parlament nuk e ka luksin të heshtë më për një tjetër formë biznesi dhe instutrie që reklamon në rrjetet sociale si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit. Ky parlament nuk diskuton pse ndodh ky fenomen, pse ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile. Vallë po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin që ha dhe pi me qeverinë çdo ditë. Janë qytetarë që nuk shohin shpresë sepse e kuptojnë që janë skllevër të një oligarkie. Shqiptarët nuk janë budallenj.

Sot përgjigjen e shoh te politika, te mungesa e tregut të lirë, te mungesa e drejtësisë. Te paaftësia jonë për të ndërtuar një shoqëri për shqiptarë. Nuk mund të ketë një ligj për të pasurin dhe një për të varfrin. Ku është sot drejtësia që aq shumë e kërkuam. Afera e inceneratorëve vazhdon dhe merr para nga buxheti i shtetit. Si ka mundësia që drejtësia hesht edhe pse afera është vërtetuar me zë dhe figurë. Drejtësia hesht kur ministra dhe ish ministra kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Zoton dhe Stela Gugallen. Ka një arsye pse sot drejtësia ka më shumë maliqin dhe politikën se ligjin. Maxhoranca vendosi ta shkallmonte konsensusin në kurriz të drejtësisë. Anëtarët e maxhorancës do dalin të reklamojnë si kanë arrestuar dy ish ministra dhe një deputet. SPAK po kërcënohet të mos hetojë ashtu si duhet. Reformën në Drejtësi e votuam që shqiptarët të marrin drejtësinë. Që drejtësia të veprojë njësoj për qytetarin dhe mikun e deputetit.

Korrupsioni është thelluar më shumë që nga dita kur u krijua SPAK. Nuk është rastësore. Qeveria ka zgjedhur ta sulmojë SPAK-un. Nuk ka qeveri të shëndetshme nëse nuk ka drejtësi. Ne nuk kemi kompleks që të hetohemi të gjithë. SPAK duhet të tregojë guxim dhe maxhoranca duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Tani qeveria tenton të fusë duart për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut. Prandaj ikin shqiptarët sepse drejtësia e munguar vret shpresën. Mendoj dhe gjykoj që kjo reformë në drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur në parime.

Punët tonë nuk na e bëjnë ndërkombëtarët por ata duhet të luajnë një rol që drejtësia të mos kapet. Ka muaj e muaj që disa nga ne në sallë akuzohen se janë të shitur dhe blerë. Në politikë ka rëndësi vetëm e vërteta. E vërteta ime, parimet e mia. I kam marrë këto shuplaka edhe nga kolegët që sulmojnë atë që kanë mendim ndryshe. Në vend që të sulmojnë kundërshtarin merren me atë që ka në krah. E vërteta flet vetë sado me zë të ulët. Ndonëse të heshtur mos mendoni se nuk kemi përgjigje për shantazhet. Do dëshmojmë që një brez tjetër që mendon ndryshe ekziston”, – u shpreh Tabaku.


smile
Lajmi Tjeter

“Ku është drejtësia sot, ku janë dosjet 184 dhe 339?”, Manja i përgjigjet Tabakut: Lereni SPAK të bëjë detyrën, duhet kohë

Përvetësoi sipërfaqen e tokës me dokumente false, arrestohet 69 vjeçari në Ksamil

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

01/02/2023, 23:12

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

01/02/2023, 23:04

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

01/02/2023, 22:59

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

01/02/2023, 22:56

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

01/02/2023, 22:52

“Korrupsioni është futur në çdo nivel të shtetit”, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha për një përmbysje të madhe

01/02/2023, 22:49

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In