Politike21 Nëntor 2022, 10:31

Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, qeveria t'u sigurojë jetën dhe pronën qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, qeveria t'u sigurojë

Jorida Tabaku

Në fillim të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

“Siguria e jetës dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.”, tha Tabaku.

Më tej deputetja Tabaku vuri në dukje edhe situatën e krizës ekonomike duke u fokusuar në TVSH-në për ushqimet.

“Meqenëse edhe sot në Komision po diskutojmë ligjin për TVSH-në, vazhdoi ajo, dua të tërheq vëmendjen e qeverisë për të ulur TVSH-në e ushqimeve pasi koha e krizës po prek gjithnjë e më shumë situatën ekonomike dhe portofolin e çdokujt. “, tha ajo.

Politike moti i keq tabaku