Politike 6 Tetor 2022, 09:13

Tabaku takon të deleguarën e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku takon të deleguarën e Gjermanisë për Ballkanin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim Susanne Schütz, të deleguarën e Gjermanisë, për Ballkanin Perëndimor.

Tabaku thotë se në takimin me diplomaten gjermane ka diskutuar për rolin e opozitës në Parlament dhe integrimin në BE.

Gjithashtu në fokus të këtij takimi ka qenë edhe reforma territoriale e zgjedhore, amnistia fiskale dhe pasaportat e arta, nismë e qeverisë Rama që kundërshtohet nga ndërkombëtarët.

“Shkëmbim i shkëlqyeshëm i pamjeve me Susanne Schütz, sot mbi rolin e opozitës në Parlament, integrimin në BE dhe efektivitetin e strukturave. Në fokus reforma territoriale dhe zgjedhore, amnistia fiskale, pasaportat e arta dhe përqindja e lartë e emigrantëve! Ne duhet të ndërtojmë Evropën këtu! Kjo varet nga ne!”, shkruan Tabaku në një postim në Twitter.

Great exchanging views w/ @GERonWEB today on the role of the opposition in Parliament, EU integretion & effectivness of structures. In focus territorial&electoral reform, fiscal amnesty, golden passports & high rate of immigrants! We need to build Europe here! This is up to us! pic.twitter.com/qmYHbeyUSx

— Jorida Tabaku (@jorida_tabaku) October 5, 2022

Ky takim i Tabakut me diplomaten gjermane vjen pas tryezës që Grupi Parlamentar i PD-së, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, zhvilloi me tetë ambasadorët kryesorë në vendin tonë.

Në takim ishin të pranishëm ambasadorët e SHBA-së, BE-së, OSBE-së, Italisë, Gjermanisë, Francës, Zvicrës dhe zëvendës ambasadori i Britanisë e Madhe, ku u diskutua mbi reformat dhe rolin e opozitës në Parlament.

Ndërsa nga grupi i Partisë Demokratike të pranishëm në takim ishin Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma, Ferdinand Xhaferri dhe Gazment Bardhi.

Politike tabaku takim me diplomten gjermane