Politike27 Shtator 2022, 17:56

Tabaku zbulon detajet e takimit me Yuri Kim: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duhet të jenë kryefjala e politikës

Shkruar nga Pamfleti
Tabaku zbulon detajet e takimit me Yuri Kim: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit

Zbardhen detajet e takimit i ambasadores amerikane Yuri Kim me deputetet Jorida Tabaku dhe Etilda Gjonaj.

Takimi mes tyre u mbajt në Kryesinë e Kuvendit dhe në fokus ka qenë integrimi europian, si dhe aktualiteti politik në vend. Ka qenë Jorida Tabaku ajo e cila ka zbuluar detaje nga takimi. Ajo e ka bërë të qartë se SHBA kërkon luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sot diskutova me ambasadoren e SHBA prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së Parlamentit. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Më tej ajo ka thënë se pjesë e bisedës ka qenë dhe aktualiteti politik. Tabaku ka ngritur disa shqetësime sa i takon ligjeve dhe nismave të ndërmarra nga mazhoranca.

Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren morën dhe shqetësimet e opozitës & ekspertëve të pavarur mbi nismat e fundit qeveritare si: Amnistia Fiskale, Pasaportat e Arta, Legalizimi Kanabisit që nuk janë projekte nën frymën e integrimit ndaj i duhet thënë stop! E angazhuar për të mbikëqyrur & kontrolluar punën e qeverisë në këtë proces; duhet ndryshuar mentaliteti administratës publike!  I bëj thirrje qeverisë ta përdorë procesin e integrimit si një mënyrë për tërheqjen e mijrave të rinjve të talentuar që janë larguar nga Shqipëria”, tha ajo.

Qëllimi kryesor i takimit ishte integrimi në BE, pasi sot Shqipëria dhe Brukseli nisën punën për hapjen e kapitujve që do të shqyrtohen me qëllim përshtatjen e legjislacionit. Sot u ngrit grupi i punës për kapitullin 23, i cili ka në fokus drejtësinë dhe luftën ndaj korrupsionit. Vetë Tabaku e ka bërë të qartë se Yuri Kim ka kërkuar ndëshkim për të korruptuarit dhe të luftohet krimi i organizuar.

Politike Kim Korrupsioni tabaku