Berisha e pajisi SHISH me biznese ilegale “qendra” përgjimi pas largimit të LSI nga PD dhe bashkimit me PS, ja VKM-ja e da - Aktualitet
Aktualitet 2 Qershor 2018, 17:53

Berisha e pajisi SHISH me biznese ilegale “qendra” përgjimi pas largimit të LSI nga PD dhe bashkimit me PS, ja VKM-ja e da

Shkruar nga Pamfleti

Berisha e pajisi SHISH me biznese ilegale “qendra” përgjimi pas largimit të LSI nga PD dhe bashkimit me PS, ja VKM-ja e datës 10 prill 2013

 Thuhet se këto biznese “gracka”, janë “Qytetari digjital” i Saliut

 

Shkruan: Memo Aliaj

 

Krye protokollar i opozitës Lulzim Basha, i zhytur në trishtim psikik prej shkatërrimit të “çadrës së grisur” PD, ka tentuar të justifikojë dështimet e tij, duke ngritur në ajër, një tollumbace “lule-lule”, për gjoja përgjimin e tij dhe të familjes së tij nga Policia e Shtetit, ndërkohë që familja e tij jeton në Holandë!

 

Lidhur me këtë histori përgjimesh të cilën nja 300 herë e ka denoncuar edhe Saliu, “PAMFLETI” ka konstatuar se në Shqipëri është ende në fuqi një veprimtari përgjuese ambjentale (mjedise-ambiente publike), por e futur në veprim me VKM speciale, të ideuar dhe miratuar nga Sali Berisha kur ishte kryeministër, prej panikut që e kishte mbërthyer në “fund të vajit të kandilit” të pushtetit të tij 2005-2013.

 

Bëhet fjalë për VKM Nr. 297, datë 10. 04. 2013 me objekt: “Shtesë në VKM nr. 17, datë 21.1.2000 Për përdorimin dhe kontrollin e fondeve publike për veprimtari specifike, operative, të Shërbimit Informativ të Shtetit”!

 

Me këtë ndërhyrje ligjore, ish-kryeministri Sali Berisha shtoi në VKM e vitit 2000 edhe pajisjen e SHISH me aktivitete biznesi ilegale, që duhesin të përdorur si “gracka” për të bërë përgjime ambientale, vendim që u zbatua me urgjencë nga ish-shefi i SHISH Visho Ajazi Lika.

 

Në 3 muajt e fundit të pushtetit “Berisha”, SHISH hapi 284 biznese “qendra përgjimi” në të gjithë Shqipërinë, të cilat ishin marrë me qira jo në emër të SHISH, por me emra “qytetarësh të thjeshtë”, të cilët në fakt ishin shefa shërbimi në SHISH dhe agjent të jashtëm të tyre!

 

Sipas burimeve nga SHISH, Berisha e ideoi dhe e miratoi këtë vendim për ngritje biznesesh përgjimi prej SHISH në muajin prill 2013, vetëm 10 ditë pas largimit të LSI nga koalicioni me PD dhe bashkimit me PS.

 

Sipas inforamcionit që disponon “PAMFLETI”, këto biznese “gracka” përgjimesh janë ngritur pranë selive të partive, gazetave, banesave të politikanëve, ministrive, në zonën e bllokut dhe rrotull lokaleve e hoteleve VIP në periferi ku hargalisen poltikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, pranë selive të gjykatave, noterëve, prokurorive, universiteteve, qendrave të tregjeve me shumicë e kudo ku SHISH ka përcaktuar “pika informacioni”.

 

Janë disa lloje biznesesh, të cilët që nga punësimet e deri tek oraret, administrohen dhe kontrollohen ekonomikisht vetëm nga SHISH, por që veprojnë në mënyrë të maskuar, me qëllimin për të mos u zbuluar, duke u prezantuar si biznese të zakonshme “popullore”.

 

Sipas burimit të informacionit që ka “PAMFLETI”, këto biznese janë kafene, restorante, hoteleri, ndërtim, markete, inerte, linja prodhimi ushqimore, universitete private, agjenci turistike, kancelari, shkëmbim valute, servise e lavazhe makinash, agjenci pronash, veprimtari import-eksporti, noteri, avokati, shërbim bankar, shoqata shërbim “TAKSI”, shëndetësi etj.

 

Me të ardhurat dhe fitimet e këtyre bizneseve, siç është përcaktuar në VKM përballohen kosto e teknologjisë së përgjimit, të të harxhimeve materiale, të qirave dhe pagesat e “spiunëve” të jashtëm që përdor SHISH, të cilët në këto biznese maskohen si kamerierë, lavazhierë, shitës, furrxhinj, dispeçerë, sekserë, recepsionistë, bodigardë kazinosh, furnitorë, pastrues PUB-esh, motelesh, hotelesh etj. , kanë të “punësuar” agjentë të SHISH dhe “spiunë” me pagesë.

 

Këto biznese, janë hapur për të lehtësuar punën e përgjuese e zbuluese të SHISH ndaj krimit ekonomik dhe trafiqeve, ku bëjnë pjesë si klient edhe Luli e Iliri. Këtë rrjet biznesesh, Sali Berisha nuk ngriti për përgjimin e vehtes, të Zenit, Lulit, Mulit, Nokës, Palokës e miqëve të tij të trafiqeve e koncesioneve të HEC-ve, kromit, lotarisë kombëtare, pullave fiskale dhe borxheve të CEZ, por për të pasur nën kontroll veprimtarinë e Metës dhe Ramës në qeverisjen e tyre “Rilindja”, nëpërmjet “syrit dhe veshit” të Visho Ajazi Lika!

 

Ndoshta Lulit ia ka futur “mizën” e përgjimit Saliu, prej dyshimit se mos ka rënë edhe Luli në “valët” e këtij rrjeti përgjimesh nga “bizneset” e SHISH, rrjet që vazhdon aktivitetin, gjë që në këto 5 vite opozitë të PD e vërteton edhe “Qytetari digjital”, që “çuditërisht” informacionet i dërgon vetëm në “veshin” e… Saliut!

 

Ja VKM-ja speciale “Berisha” e datës 10 prill 2013 për hapjen e bizneseve prej SHISH

 

VENDIM:

 

– “Për një shtesë në vendimin nr. 17, datë 21.1.2000 të Këshillit të Ministrave “Për përdorimin dhe kontrollin e fondeve publike për veprimtari specifike, operative, të Shërbimit Informativ të Shtetit”, të ndryshuar” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 e 10 të ligjit nr. 8391, datë 28. 10. 1998 “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pas shkronjës “d” të pikës 1 të vendimit nr. 17, datë 21.1.2000 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet shkronja “e” me këtë përmbajtje: Krijimin dhe administrimin e pasurive dhe të aktiviteteve ekonomike, në funksion të realizimit të detyrave.

 

2. Të ardhurat e krijuara nga administrimi i pasurive dhe aktiviteteve ekonomike me qëllim kamuflimi, do të përdoren sipas kësaj pike të vendimit”.

 

3. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI Sali Berisha (Shpallur në “Fletore Zyrtare” Nr. 63, datë 30 prill 2013)/Pamfleti

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Kryesore Berisha e pajisi SHISH me biznese ilegale “qendra” përgjimi pas largimit të LSI nga PD dhe bashkimit me PS ja VKM-ja e datës 10 prill 2013