Të rinjtë e FRPD me simbolikat e dhjetorit ’90: Do ta rrëzojmë bustin për herë të dytë - Aktualitet
Aktualitet21 Qershor 2019, 20:07

Të rinjtë e FRPD me simbolikat e dhjetorit ’90: Do ta rrëzojmë bustin për herë të dytë

Shkruar nga Pamfleti
Të rinjtë e FRPD me simbolikat e dhjetorit ’90: Do ta

Të rinjtë e FRPD kanë ideuar ditën e sotme një statujë. Ata kanë marshuar nga selia blu drejt kryeministrisë bashkë me simbolin e tyre duke e instaluar përpara godinës së qeverisë. Në podiumin ku është vendosur statuja, shkuhet ‘Rilindje’.

“Rilindja e ngritur nder vite, nepermjet paturpsise, padrejtesise dhe krimit , sot do ti jepet fundi dhe do rrezohet perfundimisht nga Shqiperia!” – u prononcua një nga të rinjtë e FRPD për ‘PAMFLETI’.

Mesa duket opozita do të distancohet sot nga skenarët e dhunës dhe do të përqëndrohet së tepërmi tek simbolikat e protestës. Baza e këtyre simboleve merr shkas nga dhjetori i vitit 1990 kur u rrëzua diktatura dhe busti i Hoxhës, përgjimet, korrupsioni e krimi i organizuar.

Pak më parë nga informacionet nga selia blu mësuam se Basha do të shkojë në protestë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, fakt që tregon se nuk do të ketë dhunë në protestë.

Aktualitet