Dokument/ Loja me hetimin e 21 janarit: 8 armët vrasëse janë zhdukur në prokurori; edhe këtu del i “famshmi” Ardi Veliu - Anti-Mafia
Anti-Mafia20 Shkurt 2023, 13:17

Dokument/ Loja me hetimin e 21 janarit: 8 armët vrasëse janë zhdukur në prokurori; edhe këtu del i “famshmi” Ardi Veliu

Shkruar nga Pamfleti

Dokument/ Loja me hetimin e 21 janarit: 8 armët vrasëse janë

Dokument/ Loja me hetimin e 21 janarit: 8 armët vrasëse janë zhdukur në prokurori; edhe këtu del i “famshmi” Ardi Veliu

Skandalin e ka denoncuar “Pamfleti” më 2 korrik 2020 e 23  gusht 2021 me apel drejtuar SPAK-ut për të hetuar zyrtarët përgjegjës që kanë zhdukur këto armë. Ndërsa në auditimin e brendshëm, që Drejtoria e Policisë ka kryer në muajin qershor 2021 në Gardën e Republikës, ish-Drejtori Ardi Veliu ka urdhëruar që këto armë, të nxirren nga inventari e të klasifikohen si  “Armatim jashtë përdorimit”

Janë 23 kallëzime penale për 21 janarin, që në 3 vitet e fundit qarkullojnë nga Prokuroria e Tiranës në SPAK e anasjelltas, me lojën e lënies së “topit” te njeri-tjetri.

Kjo vërdallisje u bë me 2 kallëzimet e datës 23 janar 2023 në SPAK, nga Ulsi Manja në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe nga Taulant Balla në emër të PS, por nuk është çudi të ndodh dhe me kallëzimin e datës 16 shkurt nga familjarët e 4 viktimave.

Ne hetimin e kësaj dosjeje po behet lojë, megjithëse në tavolinën e kryeministrit Edi Rama, është Raporti Nr. 86, datë 25 shtator 2019 i Auditimit të KLSH në Gardë, ku thuhet se në depot e Gardës mungojnë 8 armë që janë përdorur në ngjarjen e 21 janarit.

Por kryeministri Edi Rama ka heshtur, ndërkohë që nëpërmjet Ministrit të Brendshëm që e ka Gardën në vartësi direkte, duhej të kërkonte hetimin urgjent nga drejtoria e anti- krimit e të bënte kallëzim penal për zyrtarët përgjegjës që i kanë zhdukur.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas raportit të KLSH, në Gardë mungojnë këto 8 armë të përdorura më 21 janar 2011:

Sipas informacionit, këto 8 armë nuk janë rikthyer akoma në depot e Gardës së Republikës, megjithëse akt-ekspertimi i tyre ka përfunduar qysh në muajin tetor 2011, por nuk janë as në magazinën e provave materiale të Prokurorisë- Tiranë, prej të cilës, thuhet se nuk po i gjejnë dot.

Në përgjigjen që Garda e Republikës ka marrë për Shkresë- Kërkesën Nr. 533, datë 07.03.2019, drejtuar Policisë së Shtetit, lidhur me mungesën e 8 armëve, Drejtori Ardi Veliu, me Shkresë Nr. 2492/1, datë 04.04.2019, thotë se armët janë për ekspertim në Prokurori, por nuk  ka pranuar t’i bëjë kërkesë Prokurorisë së Tiranës për t’i rikthyer, megjithëse e detyron ligji.

Ndërsa në auditimin e brendshëm, që Drejtoria e Policisë ka kryer në muajin qershor 2021 në Gardën e Republikës, drejtori Ardi Veliu ka urdhëruar që 8 armët e përdorura më 21 janar, të nxirren nga inventari dhe të klasifikohen “Armatim jashtë përdorimit”.

Skandalin e ka denoncuar “Pamfleti” më 2 korrik 2020 e 23  gusht 2021 me apel drejtuar SPAK-ut, për të hetuar zyrtarët përgjegjës, por nuk ka vepruar./Pamfleti

anti-mafia “pamfleti” #8 armët vrasëse janë zhdukur në prokurori #edhe këtu del i “famshmi” ardi veliu #loja me hetimin e 21 janarit dokumenti