20 qytetet europiane të anashkaluara që duhen vizituar, mes tyre edhe një qytet shqiptar - Aktualitet
Aktualitet21 Nëntor 2018, 13:11

20 qytetet europiane të anashkaluara që duhen vizituar, mes tyre edhe një qytet shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
20 qytetet europiane të anashkaluara që duhen vizituar, mes tyre edhe

20 qytetet europiane të anashkaluara që duhen vizituar, mes tyre edhe një qytet shqiptar

Nuk ka asgjë më të bukur se të zgjohesh një mëngjes në një vend ku askush nuk ju njeh, të gjesh vetën në rrugë të paeksploruara, e rrethuar nga një botë që nuk i ngjan botës suaj, shkruan në një artikull The Travel.

Portali ka rekomanduar 20 qytete europiane misterioze dhe të pazbuluara, të cilat nuk do të zhgënjejnë. Në këto 20 shtete bën pjesë dhe qyteti verior i Shqipërisë, Kukësi, i cili renditet në vendin e 17.  Në këtë listë, vendet e Ballkanit janë të përfaqësuar me disa qytete.

Autori e përshkruan Kukësin si një vend të vogël me brigje tërheqëse. Me shumëllojshmëri të terreneve dhe vendeve arkeologjike, Shqipëria mund të jetë një nga vendet më të neglizhuara të Evropës për udhëtarët, shkruan The Travel.

Ndërsa Shqipëria mund të jetë vendi sekret i Europës, qyteti i Kukësit është i Shqipërisë. Kjo zonë piktoreske është ideale për ata që janë të dhënë pas aktiviteteve outdoor.

I gjendur në pjesën veriore të Kukësit dhe i vendosur në Alpet shqiptare, Parku Kombëtar i Luginës Valbonës ka një shumëllojshmëri të terrenit malor, burimeve akullnajore dhe ujëvarat për t’u eksploruar.

Në listën e 20 qyteteve bën pjesë edhe Prizreni. I pasur me trashëgimi kulturore dhe natyrore, Prizreni është një nga destinacionet pak të njohura. Qyteti është fuqishëm nga Perandoria Osmane, shkruhet në artikull. Shumë pranë tij është edhe qyteti i Rahovecit, ku gjenden shumëllojshmëri të verave artizanale. Malet që rrethojnë qytetin janë magjepsëse dhe fale guidave atje mund të provoni gatimet vendase. Malet e Sharrit ofrojnë disa shtigje, të cilat janë të lehta për t’u eksploruar me ecje dhe me biçikleta.

Pjesë e listës me 20 qytete për tu vizituar është edhe Ohri, i cili është pjesë e UNESCOS. Liqeni i Ohrit është i njohur për ujërat e kristalta. Qyteti i Ohrit njihet si një nga qytetet më të vjetra të Ballkanit./Monitor

Më poshtë gjeni listën me 20 qytete:

Hallstatt, Austri

Modena, Itali

Tiraspol, Moldavi

Kukës, Shqipëri

Le Puy-En-Velay, Francë

Coimbra, Portugal

Prizren, Kosovë

Uppsala, Suedia

Burgas, Bullgari

Šibenik, Kroacia

Lech, Austria

Mostar, Bosnje Hercegovine

Ohrid, Maqedoni

Novo Mesto, Slloveni

Kutná Hora, Republika Cceke

Makarska, Kroaci

Timișoara, Rumani

Dinkelsbühl, Gjermani

Sremski Karlovci, Serbi

Havant, Angli

Aktualitet Parku Kombëtar i Luginës Valbonës qytetet europiane