Na e mori frymën Lali, 8 rrugë të reja ku do të paguani për parkimin - Aktualitet
Aktualitet25 Mars 2018, 06:12

Na e mori frymën Lali, 8 rrugë të reja ku do të paguani për parkimin

Shkruar nga Pamfleti
Na e mori frymën Lali,  8 rrugë të reja ku do të paguani

Nuk ka lënë rrugë e rrugicë pa shfrytëzuar duke marrë u marrë lekë qytetarëve për parkimin.

Kryebashkiaku i Tiranës që del e bën si çun i mirë duke mbjellë pemë, na griu nga lekët duke bllokuar çdo cep të qytetit.

Së fundi ka shtuar edhe 8 rrugë të reja në Tiranë ku do të duhet të parkoni me lekë.

Parkimet me pagesë do të administrohen nga kompania Tirana Parking.

Siç shpjegohet në relacionin e miratuar për këtë qëllim, zgjerimi i rrugëve që do të shërbejnë për parkim me pagesë erdhi pasi si rrjedhojë e shtimit të korsive të biçikletave, Tirana Parking humbet të drejtën e administrimit të vendparkimeve në një seri rrugësh që aktualisht janë në proces korsie bicikletash si : Bulevardi Deshmoret e Kombit (Seg.Blv. Gjergj Fishta- Rr.Myslym Shyri), Rruga Dibres ( Seg. Qender- Farmacia I0).

Rruga “Ibrahim Rugova” (segmenti “Abdyl Frashri”- Rruga “Lek Dukagjini”)

Rruga “Hoxha Tahsin” (segmenti “Sheshi Avni Rustemi”- Rruga “Bardhyl”)

Rruga “Muhamet Gjollesha” (segmenti “Blv. Gjergj Fishta”•• Zogu Zi)

Rruga “Kavajës” (segmenti “21-shi”- Fabrika e Bukës)Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti “Bajram Curri”- Rruga “Sheshi Ëillson”)

Rruga “Abdyl Frashri” (segmenti “Biv.Deshmoret e Kombit”-“Sheshi Ëillson”)

Rruga “Dëshmorët e katër shkurtit” (segmenti “Sheshi Ëillson”-Dora D’Istria).

Për rrjedhojë, Bashkia, pasi ka bërë analizën e situatës, vleresimin e nevojave dhe mundësitë për organizmin e parkimit, ka propozuar shtimin e disa rrugeve të reja në zonën A dhe B.

Rruget e propozuara për administrim nga Tirana Parking janë :

Rruga “Asim Zeneli” (segmenti “Papa Gjon Pali II”- Rruga “Elbasanit”)-Zona A

Rruga “Ismail Qemali” (segmenti Blv “Deshmoret e Kombit”- Rruga “Sami Frasheri”)- Zona A

Rruga “Mihal Duri” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Durrsit”) -Zona A

Rruga “Bogdaneve” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Mine Peza”) -Zona A

Rruga “Dora Distria” (segmenti “Kristo Luarasi “- “Adem Jashari )-Zona B

Rruga “Kongresi Manastirit” (segmenti “Bardhyl”- Rruga” lmer Nregjoni”) -Zona B

Rruga “Kosovarve” (segmenti” Kristo Luarasi “- Rruga” Liman Kaba”) -Zona B

Bulevardi “Gjergj Fishta”(segmenti “Muhamet Gjollesha”–“Rruga e Kavajes”-Zona B

Aktualitet 8 rrugë të reja ku do të paguani për parkimin Na e mori frymën Lali