Adriatik Llalla e Besim Hajdarmataj do arrestohen, lëvizjet dhe emërimi i Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve - Anti-Mafia
Anti-Mafia 9 Maj 2018, 18:09

Adriatik Llalla e Besim Hajdarmataj do arrestohen, lëvizjet dhe emërimi i Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve

Shkruar nga Pamfleti

Adriatik Llalla e Besim Hajdarmataj do arrestohen, lëvizjet dhe emërimi i Donika Prelës në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me “bekim” të SHBA e BE

Shkarkimi i Besim Hajdarmatajt nga posti i Kryeprokurorit të Krimeve të Rënda në Tiranë me sa duket është marrë lehtë.

Duke e lidhur politikisht me çështjen “Tahiri” apo me çështje të tjera jashtë kontekstit të vërtetë të arsyes së largimit të tij nga kjo prokurori e rëndësishme.

Jo se Hajdarmataj nuk është një “zar” politik i Sali Berishës por dhe Ilir Metës përmes ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Këtë e ka provuar sa herë i është dhënë rasti dhe Besimi ka qënë vërtetë i besueshëm dhe shumë radikal për të gjitha detyrat e ngarkuara nga Berisha e Meta, për t’ju shërbyer politikisht atyre.

E vërteta e kulluar është se Besim Hajdarmataj është shkarkuar nga posti i Kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të aferës së kokainës së Arbër Kuliçit-Çekajt.

I njohur ndryshe si personi më i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ai largohet fill pas zbardhjes së skandalit ku u akuzua drejtpërdrejt për mbyllje në mënyrë misterioze të dosjes së bosit të drogës Arbër Kuliçi-Çekaj.

Pas zbulimit të 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia, doli se pritësi i drogës kishte edhe një dosje tjetër të mbyllur më herët nga kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Pasi më 22 dhjetor 2015 pranë kryesekretarisë së prokurorisë për krime të rënda policia e shtetit vjen një material referues për shtetasin Arbër Kuliçin-Çekajn, pronar i kompanisë që importonte nga vendet e Amerikes Latine banane!

Në material ndër të tjera thuhej “se në port është kapur një kontenier me banane brenda të cilit po me dysheme të modifikuar u gjetën 90 kg kokainë dhe se kontenieri po vinte në Shqipëri për llogari të kompanise se Arbër Çekajt! Ky material u regjistrua në prokurori me nr.protokolli 12041 dhe 12041/1 për rastin në fjalë!

Në atë kohe prokuroria per Krime te Renda kishte zv/drejtues të emëruar nga Adriatik Llalla prokurorin Besim Hajdarmataj që deri sot në mëngjes ishte drejtues. Për llogari të kësaj çeshtjeje Çekaj u thirr në prokurori ku pretendoi në atë kohë që kishte porositur banane dhe jo kokainë!

Pak kohë pas “këtij rrëfimi” në krye te Krimeve te Renda u emërua si drejtues Besim Hajdarmataj dhe po me firmen e tij dosja e A.Çekajt u pezullua dhe kaloi ne arkive me arsyetimin se kolumbianet nuk kishin sjell materialet, dhe se Kuliçi i vogël kishte porositur banane!

Besim Hajdarmataj duke qenë se na doli që kishte njohje me Çekajn, me të cilin thonë se janë takuar edhe në prokurori, për shkak të zonës nga vinte Tropojë dhe njohjeve të tjera me familjaret e tij kjo dosje u pezullua në vitin 2016 dhe biznesmeni Arbër Kuliçi-Çekaj vazhdoi aktivitetin e “bananeve”!

Aktivitet që nxori kokën përseri në 2018 me 613 kg kokaine!

Pikërisht njeriu që Hajdarmataj kishte liruar dhe mbylluir dosjen dhe që tashmë është arrestuar në Dyseldorf të Gjermanisë për trafik kokaine, Arbër Kuliçi-Çekaj sërish përmes bananeve solli drogë.

Këtë radhë shtatëfish më shumë se sa në vitin 2015, dhe ku Hajdarmataj me gjithë përpjekjet nuk kishte çfarë i bënte më. Madje tashmë pritet që të shkojë në burg për këto 90 kile drogë që mbylli tre vite më parë por që hapi rrugën për ardhjen e 613 kilogramëve të tjera bashkë me “bananet”, të cilat u kapën në Durrës.

Pikërisht kjo drogë e shkarkoi Hajdarmatajn nga drejtimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe shumë shpejt do të jetë në burg për të dhënë llogari për ciklin e mbyllur të kësaj droge.

Ndërkohë që një arësye tjetër e lëvizjeve në prokurori është dhe dosja e Adriatik Llallës.

Ashtu sikurse dihet, Donika Prela e sapoemëruar në krye të Krimeve të Rënda është prokurorja e dosjes “Llalla” gjatë kohës që dosja ishte në kompetencat e Prokurorisë së Durrës. Por më 28 prill dosja nga Prokuroria e Durrësit i kaloi për moskopetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetime të mëtejshme.

Pas kalimit të dosjes në Tiranë, edhe prokurorja e çështjes, pra Donika Prela, ka kaluar në Tiranë. Lëvizja e komanduar e Prelës nga Prokuroria e Durrësit në Tiranë ka qenë e mirëmenduar.

“Kemi besim se ky ndryshim në drejtim do të sjellë si rezultat ndjekje penale më të shpejtë dhe më të efektshme të çështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhej në reagimin zyrtar të Prokurorisë për shkarkimin e Hajdarmatajt.

Kujtojmë se ndërkohë në vend të prokurores Donika Prela në Durrës është emëruar Anita Jella.

Pritet me interes se çfarë do ndodhë pas emërimeve të reja, kur ndërkohë është paralajmëruar dhe arrestimi i Adriatik Llallës por dhe Besim Hajdarmatajt. Arrestime që do të ndodhin shumë shpejt. Pasi gjithçka po bëhet dhe me “bekimin” e partnerëve tanë më të fortë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Eshtë çështje kohe që “peshqit e mëdhenj” të përfundojnë në burg./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia Adriatik Llalla e Besim Hajdarmataj do arrestohen Donika Prela